Këngëtarja Kida, ka festuar sot (e premte) ditëlindjen e saj të 21-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Ndërkohë, të shumta ishin edhe urimet nga ana e fansave, disa prej të cilëve i bënë madje edhe dhurata këngëtares shqiptare.
Këtë e bëri të ditur vet 21-vjeçarja tashmë, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte dhuratën e marrë nga fansat.
Bëhet fjalë për disa ëmbëlsira, në të cilat ishin të shkkruara disa fjalë, të cilat formulonin një urim të veçantë për 21 vjetorin e saj.
“Sa të ëmbël që janë, ju dua”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografisë, duke i falënderuar ata.
Kida përndryshe edhe pse e re në moshë, e ka nisur para katër viteve karrierën e saj në muzikë, duke arritur të bëhet një emër mjaft i pëlqyer në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/