Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzetenjë (21) të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I”.
Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 KPRK-së, “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 KPRK-së, “Mashtrim në detyrë” nga neni 419 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së, “Mashtrim me subvencione” nga neni 324 të KPRK-së dhe “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 të KPRK-së.
Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.
Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650 euro.
Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500,000) euro, si dhe të disa veturave. /Telegrafi/