Bejtush Gashi, Hasan Maxharraj, Arbër Avdijaj e Sadush Kabashi janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim në lidhje me keqpërdorimet e subvencioneve bujqësore
Bejtush Gashi është dënuar me gjashtë muaj burgim për marrje të ryshfetit.
I akuzuari tjetër Hasan Maxharraj po ashtu është dënuar me gjashtë muaj burgim për dhënie të ryshfetit, derisa bëhet e ditur se të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari Arbër Avdiaj është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Ky i akuzuar detyrohet që t’ia kompensoj buxhetit të shtetit 63 mijë euro
Dhe po ashtu akuzuari Sadush Kabashi është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim.
Këta persona të cilët sot janë dënuar ishin akuzuar se kanë dhënë e marrë ryshfet me qëllim të përfitimit nga subvencionet e ndryshme në sektorin e bujqësisë./RTVD/