Telegrafi

Rasti i shtetasve turq, Shpend Maxhuni raporton sërish sot para deputetëve

Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e ‘gylenistëve’ ka paraparë që sot të marr në pyetje drejtorin aktual të AKI- së Shpend Maxhuni dhe ish kreun e saj Driton Gashi.

Në mbledhjen që është paraparë të fillojë në orën 09:00, pritet të intervistohet Maxhuni ndërsa më pas edhe Gashi.

Në mbledhjen e kaluar Maxhuni nuk ka mundur të intervistohet pasi që mungonin deputetët nga PDK e që rrjedhimisht edhe mungonte kuorumi.

Gjashtë shtetasit turq janë deportuar për në Turqi më 29 mars të vitti të kaluar. Maxhuni në atë kohë ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë ndërsa Driton Gashi drejtor i AKI-së