Me dhënien e dëshmisë së dëshmitarit Gjorgji Lazarevski duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Fortesa”, në të cilën akuzohen ish-drejtori i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujevski dhe kolegu i tij, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, gjatë periudhës 2008-2015, janë përgjuar në mënyrë të paligjshme 4.286 numra telefoni, për të cilët nuk është lëshuar urdhër nga gjykata. Përgjimet janë bërë para se të lëshohet urdhër nga gjykata dhe kanë vazhduar edhe pas mbarimit të afati të përcaktuar nga gjykata për 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefoni. Të përgjuar kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë.
Seancë e re do të zhvillohet edhe për rastin “Shuplakat” në të cilën i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniela Rangellova./Telegrafi/