Michael Rotondo, 30-vjeç, kurrsesi nuk mund ta kuptonte se ka ardhur koha që të largohet nga shtëpia e prindërve, edhe pse i kishin ofruar para dhe ndihmë në gjetjen e një shtëpie, kurse e gjithë historia e tij ka përfunduar në gjyq, shkruan BBC.
Rasti i familjes Rotondo ka përfunduar në Gjykatën e Neë Yorkut të SHBA-ve. Prokurori Donald Greenëood ka dalë në mbrojtje të prindërve , duke thënë se Michael duhet të largohet nga shtëpia e prindërve, transmeton Telegrafi.
Mark dhe Christina i kishin dërguar dhjetëra letra nga 14 shkurti i këtij viti, duke i dhënë afat 14 ditor që të largohet nga shtëpia.
Ata i kishin shkruar në letra se do t’i ofrojnë 1,100 dollarë ndihmë financiare për marrjen e një shtëpie me qira, si dhe e kanë këshilluar që të shet gjësendet e tij personale me qëllim që të mbledh më shumë para se të fillojë një jetë të re si i pavarur nga prindërit. Por, ai vazhdimisht i kishte injoruar, veprim ky që shtyu prindërit e tij të ankohen në gjykatë.
Në seancën dëgjimore, Michael për plot 30 minuta është munduar ta arsyetoj vendimin e tij para prokurorit, duke insistuar se me ligj prindërit e tij është dashur ta paralajmërojnë të paktën gjashtë muaj më herët.
Por, prokurori ka mohuar pretendimet e tij duke thënë se nuk është e vërtetë, si dhe urdhëroi punëtorët nga enti social për mbrojtjen e të rriturve që ta hetojnë rastin.
Ndërkaq, Michael që ishte kthyer në shtëpi pas tetë viteve, pasi kishte humbur vendin e punës, ka deklaruar para gazetarëve se planifikon të përgatis një ankesë.
Ai ka pranuar se nuk është duke biseduar me prindërit, dhe se nuk është i gatshëm të largohet nga shtëpia dhe “është shumë i zënë për të gjetur punë”.
Prindërit e tij janë në hall me të, pasi pretendojnë se ka lënë studimet në gjysmë, pasi e konsideronte si një degë të vështirë dhe vazhdimisht refuzonte të kryente punë të ndryshme në shtëpi. /Telegrafi/