Pas rastit të keqtrajtimit të një të miture 5 vjeçare me autizëm nga logopedi, Iljasa Fazliu, në ordinancën e tij, ka reaguar Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Kodra përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, logopedin në fjale e quajti ‘mosntrum’, duke shtuar se nëse nuk do të kishte kolegë të tij të cilët do ta fshihnin veprimet e tij, ai nuk do të vepronte në këtë mënyrë.
“Pyetjes se “ku është dinjiteti i mantelbardhëve” këtu dikund mund t’ia gjeni përgjigjen! Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin! Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi….”, shkroi Kodra në Facebook./Telegrafi/