Telegrafi

Rasti i Kavajës, qindra njerëz marshojnë në heshtje në Tiranë

Rasti i Kavajës, ku një e mitur u përdhunua në grup nga bashkëmoshatarë të saj, ka tronditur thellë opinionin publik dhe vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Shqipëri.

Gjatë paradites së sotme, një grup aktivistësh kanë protestuar në Tiranë, duke marshuar në heshtje dhe duke shpalosur pankarta që dënojnë rastin, raporton tch.

Lexo po ashtu Dosja e plotë e 13 vjeçares që u përdhunua nga i dashuri dhe shokët e klasës, historia nisi në Instagram

Marshimi filloi para Ministrisë së Arsimit, ndërsa protestuesit vijuan të ecin të heshtur deri para Drejtorisë së Policisë.

Lexo po ashtu Përdhunimi i 13 vjeçares nga shokët e klasës dhe i dashuri në Shqipëri, pastruesja zbuloi sms-in në telefonin e të birit