Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deputeti Rexhep Selimi, ish–deputeti Florin Krasniqi dhe truproja i Rexhep Selimit, Besart Bujupi do të marrin sot vendimin për padinë që është ngritur ndaj tyre nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ymeri, Selimi, Krasniqi dhe Bujupi akuzohen se kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.
Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj të katërve të dyshuarve se kanë rrahur Haxhiun më 28 qershor të vitit 2012, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.