Site icon Telegrafi

Heqja e flamurit kombëtar në Koshare nga prifti serb, OVL e UÇK-së fajëson institucionet e vendit

Në mediat serbe sot janë publikuar disa pamje ku shihet një prifti serb nga Beogradi i cili më 10 tetor ka larguar flamurin shqiptar në një kullë vrojtimi në Koshare, flamur ky i cili ishte i vendosur që nga viti 1999.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Lexo po ashtu Mediat serbe publikojnë pamjet: Prifti serb largon flamurin shqiptar, i cili gjendet në Koshare që nga viti 1999

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, në një prononcim për Telegrafin, ka fajësuar institucionet e vendit për këtë rast.

Ai ka thënë se institucionet nuk po kujdesen për këto monumente.

“E pamë përmes mediave edhe pse paska ndodhur që pesë ditë, ata janë ndërmarrje e përbashkët kriminale si shtet dhe te ta nuk ka të bëjë se a është prift, pop, a çka për ta çdo gjë shqiptare ju pengon. Fajet janë te institucionet e Kosovës që nuk kanë përkujdesje ndaj lapidarëve, varrezave të dëshmorëve, monumenteve të UCK, dhe kombit shqiptar”, tha Klinaku.

Klinaku shtoi se institucionet e drejtësisë është dashtë me arrestuar priftin serb dhe me vendos para gjykatësit që të përgjigjet për aktet vandale që i ka ba. /Telegrafi/

Exit mobile version