Telegrafi

Rasti i dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria – arrestohen dy persona në Pejë

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “dhunimit”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë arrestuar për veprën penale të dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria”, ka thënë Nikçi.

Telegrafi ka raportuar ditë më parë lidhur me këtë rast, ku dyshohet se viktima ka edhe probleme mendore.

Lexo po ashtu Dyshohet se një vajzë me probleme mendore u dhunua në Pejë

E njëjta ishte raportuar si e zhdukur ditë më parë.

Edhe Policia e Kosovës kishte njoftuar në raportin 24 orësh para dy dite, se është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur.

“Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin e policisë. /Telegrafi/