Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit, për të kërkuar më shumë informata për rastin e deputetit Etem Arifi.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares, Vjosa Osmani.
“Janë kërku më tepër informata rreth rastit, meqenëse Kuvendi nuk ka pas asnjë informatë”, tha ai,
Ndryshe, të mërkurën, këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Erzen Vraniqi ka thënë se Kuvendi i Kosovës tanimë ka 119 deputetë, për shkak se një deputet e ka humbur mandatin.
Vraniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin për shkak se është i dënuar me 1 vit burgim me vendim të plotfuqishëm. /Telegrafi/