Zyrtari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ish-drejtor në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi ka vazhduar me reagime të ashpra ndaj kundërshtarëve të partisë së tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kërkuar arrestimin e disa gazetarëve.
Sipas tij, në mesin e atyre që duhet dhënë llogari për Astrit Deharin, janë edhe gazetarët, Vehbi Kajtazi e Baton Haxhiu.
“Astriti u vra. Vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen. Prokuroria duhet menjëherë, ama menjëherë, qysh sot, të shpallë urdhërarrest për Sylë Hoxhen, Nexhmi Krasniqin, Dhurata Hoxhën, Baton Haxhiun, Vehbi Kajtazin e plot të tjerë, në mënyrë që të zbulohet e vërteta. Nuk do të ndalemi kurrë deri te e vërteta për Astritin”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se sa ishte Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi kishte thënë se nëse vjen në pushtet do ti tërheqë zvarrë gazetarët.
Deri me tani nuk ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve.