Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar 30 ditë paraburgim shtatë personave që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve kokainë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Mbrojtja e shtatë të dyshuarve për 400 kg kokainë i ka vlerësuar të pabaza provat e Prokurorisë.
Shtatë personat e arrestuar që po dyshohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesa për caktim të paraburgimit është bërë nga Prokuroria Speciale për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin./Telegrafi/