Site icon Telegrafi

Rastet sociale dëmtohen nga kriza politike, vonohen ndihmat! (Video)

Po mundohet që mbetjet e vërshimeve ti pastron në shtëpinë e tij… Të ardhura mujore ka vetëm ndihmën sociale, ku tash e dy muaj atë se ka marrë. Jonuz Rushiti thotë se nuk e di arsyen pse po lëshohen ndihmat sociale, duke shpejguar se nuk është i vetëm që tash e dy muaj po kthehet duar bosh nga bankomatët.

“Po tani është muaj i dytë, ne nuk se marrim shumë, ne marrim 3 mijë denarë, por edhe ato na i kanë ndërpre. Me paratë e socialit miell kam blerë. Por tani qe dy muaj që nuk kemi marrë. Tani i marrim nëpërmjet bankave, dhe kur shkojmë pyesim, thonë që nuk ka social”, u shpreh për Tv21 Jonuz Rushiti, banor i Kamenik të Shkupit.

Të njëjtin hall e ka edhe Raman Bexheti nga Shuto Orizarja. Ai edhe sot u ndje i zhgënjyer pasi që dikush i kishte thënë se i kanë lëshuar ndihmën sociale dhe ai kishte shpejtuar me biçikletë drejt bankës, por nuk ka pasur.

“Të them të drejtën kohës fundit ka filluar shumë të vonohet. Një muaj, dy muaj po vonohet. Ka banorë që vetëm prej ndihmës sociale jetojnë. Ajo nuk është ndonjë shumë e madhe 30-40 euro. Kurse mua fatura e rrymës më vjen 60 euro. Unë marr 50 euro çfarë të bëjë më përpara me ato para të paguaj rrymën apo ti ushqejë fëmijët”, tha Raman Bexhet, banor i Shuto Orizares.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale heshtje edhe përkundër tentimeve gjatë dy ditëve të fundit për të siguruar ndonjë përgjigje. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Zhaklina Veliçkovska nuk iu përgjigj thirrjeve tona dhe pyetjes së dërguar në formë elektronike. Mbi 20 mijë familje në Maqedoni që jetojnë me ndihma sociale janë në pritje të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Exit mobile version