Site icon Telegrafi

Rastet kur Marina e Geti u zunë mat (Foto)

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë çifti më i pëlqyer dhe i përfolur i skenës shqiptare.

Se lidhja e tyre po funksionon mirë dhe reperi i njohur është dashuruar kokë e këmbë na tregon fakti që ai tash e një kohë është zhvendosur në Tiranë ku dhe thuhet se ka filluar bashkëjetesën me bukuroshen e ekranit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kohëve të fundit nuk po fshihen më ata asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht se janë të dashuruar dhe se mes tyre po ndodh diçka.

Lidhja e tyre që nga fillimi ka zgjuar interesimin e publikut dhe paparacëve që disa herë i kanë zënë mat duke u zbuluar lidhjen.

Ndryshe gjatë ditës së sotme u publikua edhe një fotografi që tregon çiftin në kuzhinë në një banesë ku thuhet se janë duke bashkëjetuar. /Telegrafi/

https://telegrafi.com/magazina/marina-e-geti-nisin-bashkejetesen-ja-si-ndajne-punet-e-shtepise-foto.html













Exit mobile version