Telegrafi

​Rastet e reja me COVID-19, pesë nga Vushtrria dhe një nga Obiliqi

Edhe 6 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë. 5 janë nga Stanovci i Vushtrrisë, kurse 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.

Teksa janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq. Sot më 30 maj 2020, janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste”, thueht në raportin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome./Telegrafi/