Site icon Telegrafi

Rastet e reja me COVID-19 vijnë nga Ferizaj, Gjilani dhe Vushtrria

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 18 raste.

Lexo po ashtu Konfirmohen 18 raste të reja me coronavirus dhe 19 të shëruar në Kosovë

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Deri me tash në Kosovë janë regjistruar gjithsej 945 raste pozitive me coronavirus, me gjithsej 29 raste të vdekjes së pacientëve që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkohë që janë raportuar 690 persona të shëruar nga COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version