Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur raportin 24 orësh të rezultateve të testit për COVID-19, ku pozitiv sot kanë rezultuar 181 raste, ndërsa janë shëruar 125 pacientë me coronavirus.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, komuna e Prishtinës përsëri prinë me më së shumti raste me COVID-19, ku janë konfirmuar 87 raste, pastaj Prizreni 13 raste, Podujeva 12 e komunat e tjera me radhë.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.
Në konferencën e përbashkët për medie, të mbajtur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe U.D së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, u tha se tashmë rastet me COVID-19 kanë shënuar një rënie të lehtë. /Telegrafi/