Site icon Telegrafi

Rastet e reja me COVID-19 sipas komunave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar 62 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 61 pacientë.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë raste kontakti.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Dy pacientë të prekur me coronavirus në Kosovë kanë vdekur të premten.

Në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, viktimat identifikohen si A.M., i lindur më 1964, nga Komuna e Rahovecit, dhe H.K., i lindur më 1959, nga Prizreni.

Me këto të dhëna, numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë shkon në 44.

Klinka Infektive ka njoftuar se të hospitalizuar atje aktualisht janë 101 pacientë./Telegrafi/

Exit mobile version