Telegrafi

Me rastet e fundit, shkon në 75 numri i të vdekurve nga coronavirusi në Kosovë

Nëntë persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, të cilët kanë qenë të infektuar me coronavirus.

Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Po ashtu të dielën në Kosovë janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19.

Lexo po ashtu Nëntë të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në njoftimin e IKSHPK-së po ashtu thuhet se 28 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,902.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,508 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1,531 vazhdojnë të jenë raste aktive.

Qeveria e Kosovës të dielën miratoi një sërë masash me qëllim të parandalimit të coronavirusit. Ndër to është edhe rikthimi i masës së kufizimit të lëvizjes në disa qytete ku ka më së shumti raste të infektimeve.

Këto masa të qeverisë, do të hyjnë në fuqi nga 6 korriku, njofton Telegrafi.