Nëntë persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, të cilët kanë qenë të infektuar me coronavirus.
Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Po ashtu të dielën në Kosovë janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19.
Në njoftimin e IKSHPK-së po ashtu thuhet se 28 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,902.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,508 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1,531 vazhdojnë të jenë raste aktive.
Qeveria e Kosovës të dielën miratoi një sërë masash me qëllim të parandalimit të coronavirusit. Ndër to është edhe rikthimi i masës së kufizimit të lëvizjes në disa qytete ku ka më së shumti raste të infektimeve.
Këto masa të qeverisë, do të hyjnë në fuqi nga 6 korriku, njofton Telegrafi.