Site icon Telegrafi

Rastet me COVID-19 po rriten, qytetarët nuk i ndalin shëtitjet në Fushë Kosovë

Qytetarët e Fushë Kosovës kanë vazhduar edhe sonte të dalin për shëtitje në mbrëmje, pavarësisht se rastet pozitive me COVID-19 po rriten në këtë komunë.

Në disa fotografitë që ka siguruar Telegrafi nga qyteti i Fushë Kosovës, shihen qytetarët të cilët kanë dalur të shëtisin, madje pa maska e dorëza mbrojtëse.

Nga 29 rastet pozitive të raportuara sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy janë nga qyteti i Fushë Kosovës, ndërsa një në fshatin Miradi.

Lexo po ashtu Edhe 28 raste të reja me coronavirus dhe tetë të shëruar në Kosovë

Gjithashtu, IKSHPK-ja ka bërë apel te qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat, duke mbajtur distancë e duke përdorur maska e dorëza. /Telegrafi/

Exit mobile version