Një numër rekord i rasteve të përditshme të coronavirusit është raportuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të dytën ditë me radhë, gjegjësisht 88,376 njerëz të infektuar.
Shefi i kujdesit mjekësor të Anglisë, Prof Chris Whitty, tha se varianti Omicron mund të rritet “jashtëzakonisht shpejt” ndërsa u bë e ditur se kanë vdekur 146 njerëz.
Gjithashtu u arrit edhe një rekord i ri sa i përket numrit të dozave përforcuese, ku 745,183 persona morën dozën e tretë ose përforcuese, raporton bbc.
Ndërkohë, Mbretëresha ka anuluar drekën tradicionale para Krishtlindjeve si masë paraprake mes rritjes së variantit Omicron.
Kujtojmë se ditën e djeshme u raportuan 78,610 raste me coroanvirus ndërsa kujtojmë se të enjten e kaluar u regjistruan 50,867 raste.
Ndryshe, Britania e Masdhe deri më tani ka raportuar mbi 11 milionë me COVID19 dhe më shumë se 147 mijë të vdekur. /Telegrafi/