Autoritetet në Gjermani po konsiderojnë të vendosin masa karantine të fortë duke filluar që nga 27 dhjetori.
Kështu, nëse do ato do të futeshin në funksion, vetëm supermarketet do të lejoheshin të punojnë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas raportimit të mediave, ky vendim mund të merret kur kancelarja gjermane Angela Merkel të takohet me krerët e shteteve federale për konsultime mbi rritjen e rasteve të reja me COVID-19, sipas raportit.
Gjithsesi, nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e takimit.
Ndryshe, deri të hënën Gjermania ka konfirmuar mbi 1,1 milion raste me coronavirus, përfshirë 18,919 vdekje, sipas Institutit Robert Koch.
Se Gjermania kërkon masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, e ka bërë të ditur edhe të hënën kancelarja Merkel, derisa iu është drejtuar anëtarëve të partisë së saj Demokristiane (CDU), shkruan DW.
“Ne nuk do të shkojmë askund në parimin e shpresës”, u citua të ketë thënë ndër tjerash Merkel. /Telegrafi/