Telegrafi

Raste tjera të djegies së pyjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë katër raste të djegies së pyjeve, barishteve dhe mbeturinave në Suharekë dhe Skenderaj.

Sipas Policisë, në rastin e parë në Suharekë, në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e barishteve dhe sipërfaqe pylli. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku zjarrfikësit dhe disa qytetarë kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Po në këtë qytet është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë në sipërfaqe e pyllit. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke e shuar zjarri.

Ndërsa, një person është arrestuar në Suharekë për shkak të dyshimit se ia kishte vënë zjarrin disa barishteve dhe më pastaj zjarri i kishte dalë nga kontrolli duke u djegur një sipërfaqe me bari të thatë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Skenderaj është raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin disa mbeturinave me ç’rast zjarri ka përfshirë dy kontejnerë me pajisje elektrike dhe mjete pune, pronë e një kompanie private.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë vlerë e konsiderueshme nuk raportohet për lëndime në njerëz