Në Maqedoni është paraqitur një rast i ri me sëmundjen ngjitëse të Malarjes, i katërti brenda disa ditëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga Klinika për Sëmundje Infektive thonë se pacienti i ri i prekur me Malarja është izoluar tërësisht dhe i njejti është nënshtruar analizave të detajuara për të gjetur shkaktarin e sëmundjes.
Prejardhja e sëmundjes është nga Afrika, qytetarë që kanë punuar në punë sezonale atje dhe nuk janë vaksinuar kundër kësaj sëmundje ngjitëse. /Telegrafi/