Site icon Telegrafi

Rashun Davis përforcimi më i ri i Yllit

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka prezantuar lojtarin e saj më të ri, Rashun Davis.

28-vjeçari i bashkohet Yllit si një përforcim i madh, pasi ka përvojë të gjatë në basketbollin evropian.

Davis ka luajtur në kampionate si Sllovaki, Slloveni, Hungari dhe Bosnje e Hercegovinë.

Skuadra e tij e fundit ka qenë Siroki ku me të cilën luajti në Aba Ligë 2 dhe pati paraqitje mjaftë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version