Anel Rashkaj nuk përjashton mundësinë e rikthimit në futbollin kosovar.
Ish kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, thotë se gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Kosovë, mësoi më shumë për futbollin tonë.
“Unë kam kontratë edhe një vit e gjysmë këtu… Por nuk i dihet tash verës qysh shkojnë punët. Afati i transferimeve është hapur dhe marrëveshje nuk kam me asnjë ekip”, thotë Rashkaj për Gazetën Olle.
Ai prej gjashtë muajsh është pjesë e Eskilsunas në elitën e futbollit suedez.
Por, a është në bisedime me ndonjë skuadër nga Kosova.
“Nuk mundem me qenë në bisedime konkrete me askënd njëherë, sepse jam lojtar i klubit këtu ende…. Por për situatën kam marrë informacione se si është gjendja, sepse në të ardhmen kam pas plan mu kthye”, shtoi Rashkaj.
Ai është nga Prizreni.