Site icon Telegrafi

Rashiq: Serbët e Kosovës kanë presion me largim nga puna nëse nuk marrin pjesë në takim me Vuçiqin (Video)

Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur edhe për vizitën e e paralajmëruar të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq më 9 shtator.

Sipas tij, përfaqësues të qeverisë serbe kanë nisur të bëjnë presion të madh ndaj serbëve të Kosovës dhe atyre që punojnë në institucione që të marrin pjesë në takim.

Rashiq ka treguar se institucionet e Serbisë po i kushtëzojnë serbët e Kosovës me humbjen e vendit të punës në rast të mos pjesëmarrjes në takimin e 9 shtatorit.

Por, duke i parë zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ai beson që kjo vizitë do të anulohet.

“Shpresoj që kjo vizitë do të anulohet, sepse kjo që po ndodh dje edhe sot shkon drejt asaj që nuk do të ketë shkëmbim apo këmbim territoreve. Ka nisur një fushatë ekstreme, përfaqësues të Qeverisë Serbe kanë nisur të bëjnë presion të madh ndaj serbëve të Kosovës dhe atyre që punojnë në institucione që të marrin pjesë në takimin e 9 shtatorit, kjo është tragjike është bizare ku jeni i detyruar që të shkoni në takim”, ka thënë Rashiq.

Ai ka treguar se takimi do të mbahet në Zubin Potok me një organizim masiv.

“Kanë informuar se kanë me qenë rigoroz kush nuk merr pjesë në takim do të largohet nga puna, kjo është formë bizare e presionit ndaj njerëzve”, tha Rashiq. /Telegrafi/

Exit mobile version