Telegrafi

Rashidi: Kjo Qeveri nuk ka kapacitet të zbatojë reforma

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi thotë se sot Qeveria nuk ka kapacitet të zbatojë reforma.

Ai tha se si parti janë të hapur me partitë politike shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtu jam për ta shprehur mllefin tim nga Komisioni për Çështje Evropiane. Arsyet për dështimin e marrjes së datës kërkohen jashtë, por arsyeja e vërtetë është se nuk ka reforma brenda. Kjo Qeveri nuk ka kapacitet të zbatojë reforma. Qëndrimet tona janë të qarta, jemi të hapur për koalicion”, tha Rashidi.

Sot po ndodh seanca e parë e Komisionit për Çështje Evropiane pas anulimit të Bashkimit Evropian për mos çeljen e datës së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/