Telegrafi

Zyrtare: Rashica vazhdon me Vitessen

Ylli i futbollit kosovar, Milot Rashica, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën me Vitessen në Holandë.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës e ka vazhduar karrierën deri në vitin 2020.

Rashica iu bashkua Vitesses në verën e vitit 2015 duke u larguar nga Kosova e Vushtrrisë.

Rashica në aksion me fanellën e Vitesses

Lajmin e ka konfirmuar vet Rashica për faqen zyrtare të klubit.

Ai është 21-vjeçar dhe ka qenë i kërkuar shumë nga Napoli. /Telegrafi/