Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar një supergol në ndeshjen e kampionatit holandez, Eredivisie, ndaj Ajaxit.
Vitesse është duke luajtur momentalisht në udhëtim te Ajaxi, ku pas 45 minutave të parë janë duke udhëhequr me rezultat 2-0.
Goli i dytë i skuadrës mysafire ka ardhur pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.
Rashica ka shënuar një supergol në fundit e pjesës së parë apo më saktë në minutat shtesë.
Sulmuesi nga Vushtrria pasi ka pranuar një top gati në gjysmën e fushës nga bashkëlojtari i tij, Tim Matavz, i është sulur golit pa menduar dy herë, duke dribluar mirë një kundërshtar dhe shënuar golin e epërsisë 2-0.
Ky gol nga gjigantit holandez ishte i treti për Rashicën në këtë sezon në Eredivisie. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=fFelfMGRNzY