Site icon Telegrafi

Rashica reagon në rrjetet sociale pas barazimit me Malin e Zi: Luftuam deri në fund, fokusi tani te Bullgaria

Milot Rashica (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas barazimit 1-1 në udhëtim te Mali i Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. 

Kosova nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në udhëtimin e tyre te Mali i Zi të premten mbrëma.

Dardanët kaluar të parët në epërsi me anë të një goli të shënuar nga Rashica, por në pjesën e dytë lëshuan terren duke pranuar gol.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve të Kosovës për ndeshjen me Malin e Zi– shkëlqen Rashica, dështojnë në krahë të mbrojtjes 

Pas këtij barazimi, shënuesi i golit të Kosovës, Rashica ka reaguar në rrjetet sociale duke folur rreth ndeshjes.

Ylli vushtrrias ka treguar se ekipi nuk mori rezultatin që dëshironte dhe luftuan deri në fund, ndërsa shtoi se tani do të fokusohen për ndeshjen e radhës.

Lexo po ashtu Prapaskenat e ndeshjes Mali i Zi - Kosovë: Tifozët me bileta VIP, hilja e Aro Muriqit, përjashtimi i menaxherit të Kosovës dhe presioni i Savicevicit te gjyqtarët

“Nuk arritëm rezultatin qe dëshironim por luftuam deri në fund”.

“Fokusohemi për ndeshjen e radhës. Kosova, krenarë”, ka shkruar Rashica në Instagram.

Ndryshe, ndeshja e radhës për Kosovën është përsëri në udhëtim pasi të hënën do të luajnë nga ora 20:45 me Bullgarinë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version