Golashënuesi i vetëm i Kosovës në ndeshjen kundër Malit të Zi, Milot Rashica, e ka ritheksuar faktin se Përfaqësuesja jonë e meritoi fitoren në sfidën e vlefshme për ‘Euro 2020’.
“Nëse e shikojmë lojën, besoj se është dashur që në pjesën e parë ta shënonim edhe një ose dy gola të tjerë për ta përfunduar lojën më herët”.
“Pjesën e dytë nuk e filluam mirë, në momentin më të mirë tonin e pësuam golin… Por, nëse e analizojmë gjithë lojën është dashur të fitojmë ashtu si edhe ndaj Bullgarisë (në ‘Fadil Vokrri’)”, ka thënë 22-vjeçari.
Lidhur me pozitën e tij, anësori ka thënë se është dashur t’i përshtatej skemës dhe taktikës së trajnerit dhe se mund të luajë në cilëndo pozitë në sulm.
“Kah fundi i pjesës së dytë e ndërruam skemën e lojës, por nuk arritëm të shënonim”, ka thënë Rashica në deklaratën e tij duke shtuar se ka munguar gjithmonë pasimi i fundit. /Telegrafi/