Telegrafi

Rashica: I lumtur për golin, por më i lumtur do isha për fitoren

Milot Rashica (Foto: Telegrafi)

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi ndaj Ishujve Faroe me rezultat 1-1 në Ligën e Kombeve, golin e vetëm për Kosovën e shënoi Milot Rashica.

Anësori pas ndeshjes u shpreh i lumtur me golin, ndërsa tha se duhet marrë mësime edhe nga ky barazim.

“Ka qenë një gol i mirë, më në fund erdhi goli i parë, por do isha më i lumtur sikur të fitonim”.

“Pjesa e parë ishte e mirë, por të dytën nuk e filluam aq mirë. Fusha e bëri të vetën, ishte e vështirë pasi shumica e lojtarëve tonë nuk janë mësuar të luajnë në një fushë me bari artificial”.

“Duhet të fitonim, por edhe nga kjo duhet të marrim mësim dhe shpresojmë që në ndeshjet tjera të paraqitemi më mirë”, ka thënë Rashica pas ndeshjes.

Pas këtij barazimi Kosova vazhdon e para në Grupin 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. Ishujt Faroe vazhdojnë me katër pikë, kurse Malta me dy.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është si mysafir i Maltës. /Telegrafi/