Telegrafi

Rashica i lumtur me golin dhe fitoren ndaj Ajaxit (Foto)

Rashica po gëzon formë të lartë te skuadra holandeze

Milot Rashica është shprehur pas fitores së madhe te Vitesses në udhëtim te Ajaxi në kuadër të kampionatit holandez, Eredivisie.

Vitesse e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka marr një fitore të madhe sot (e diel).

Klubi verdhezi ka fituar në udhëtim te skuadra më e madhe holandeze, Ajaxi, me rezultat 2-1.

Lexo po ashtu Rashica i shënon supergol Ajaxit (Video)

Në këtë ndeshje gol shënoi edhe Rashica, i cili pas një depërtimi të mirë, dribloi një mbrojtës të Ajaxit dhe shënoi për epërsinë 2-0.

Rashica pas ndeshjes ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të shprehur lumturinë për golin dhe për këtë fitore.

“Fitore e madhe në udhëtim te Ajaxi! I lumtur gjithashtu për golin”, ka shkruar Rashica në Facebook. /Telegrafi/