Milot Rashica është i lumtur që ka filluar kampionatin holandez, Eredivisie, me fitore, gol dhe asistim me skuadrën e tij Vitesse.
Sezoni i ri i kampionatit holandez ka filluar dje (e shtunë), ku ndeshja ka zhvilluar edhe anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Rashica.
Rashica dhe skuadra e tij Vitesse kanë luajtur si vendas ndaj NAC Bredas, të cilët arritën t’i mposhtin me rezultat 4-1, ku kosovar fillimisht asistoi, ndërsa më vonë edhe shënoi.
Kjo paraqitja e mirë me gol dhe asistim, dhe fitorja e skuadrës së tij e ka bërë të lumtur Rashicën, i cili lumturinë e ka shprehur me postime në rrjetet sociale.
“Çfarë ndeshje dje. Mirë për të filluar sezonin me një fitore, gol dhe asistim. Gati për ndeshjen e ardhshme #MR7”, ka shkruar Rashica në profilin e tij. /Telegrafi/