Telegrafi

Rashica largohet me lot: Jam i zhgënjyer që nuk arritëm një fitore

Milot Rashica ka folur mes lotësh pas ndeshjes së fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror, të cilën Kosova e humbi nga Islanda me rezultat 2-0.

Anësori i Vitesses e ka lënë fushën me lot në sy pas humbjes ndaj Islandës, por arsyeja ishte e fortë.

Rashica ka treguar se këta lot erdhën si zhgënjim që nuk i sollën Kosovës të paktën një fitore nga këto kualifikime.

Lexo po ashtu Kosova i përmbyll kualifikimet me humbje, Islanda në botëror për herë të parë në histori (Video)

“Së pari që e mbyllëm këtë kampionat pa fitore. U ndamë shumë të zhgënjyer. Po shihet që po rritemi në secilën ndeshjen dhe besoj se shpejt do t’i bëjmë krenar popullin tonë”, ka thënë fillimisht Rashica pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Bunjaku emocional pas ndeshjes së fundit me Kosovën: Jam krenar me këta djema

“Unë po mundohem të përshtatem në secilën ndeshjen, pasi Kombëtarja nuk mundet të të përshtatet ty”.

“Besoj se do të vijnë ndeshjen të mira edhe për mua dhe Kosovën”.

“Normal që çdo ndeshjen, kur vije ftesa jam krenar që përfaqësojë vendin tim. Këta djem e kanë një të ardhme shumë të mirë”, përfundoi anësori vushtrrias. /Telegrafi/