Site icon Telegrafi

Rashica kundër Xhakës, organizohet ndeshja e yjeve në Prishtinë

Granit Xhaka, Milto Rashica dhe shumë yje të tjerë shqiptare të futbollit pritet të zbarkojnë më 15 qershor në Prishtinë.

E gjithë kjo në kuadër të njëzetvjetorit të çlirimit të kryeqytetit kosovar të Prishtinës, dhe pritet të jetë një spektakël.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një konference për media.

“Më 15 qershor do të organizohet loja e futbollit mes yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica”, tha Ahmeti.

I pari i kryeqytetit, i bëri të ditura gjitha aktivitetet që pritet të organizohen gjatë muajit qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version