Lojtari më në formë i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për formën që po kalon te klubi i tij, por edhe për dy ndeshjet e radhës.
Ai foli fillimisht për formën që po kalon te Werder Bremen ku po shënon pothuajse në çdo ndeshje.
“Deri tash nuk kemi pasur biseda me trajnerin. Jam i gatshëm ta jap maksimumin në cilën do pozitë. Dallon pak taktika që luajmë atje edhe këtu”.
“Do të mundohem që të përshtatem në çdo pozitë. Pjesa ofenzive është e njëjtë. Atje po më ecë më mirë, po luaj qendërsulmues. Taktika është më e ndryshme, pore dhe këtu jam i kënaqur”, deklaroi Rashica.
Rashica foli për dy ndeshjet e radhës me Danimarkën dhe Bullgarinë, duke i cilësuar si të rëndësishme.
“I kemi dy ndeshjet të rëndësishme. Jam në formë të mirë, shpresoj të vazhdoj edhe këtu sikurse atje”.
“Normal ndeshje e madhe për neve. Hera e parë që luajmë miqësore me kundërshtar kaq të fortë. Normal kemi me u mundu me jap maksimumin si në ndeshje për pikë”.
“Në këto ndeshje miqësore trajneri do të provojë edhe lojtarë të tjerë në pozita të ndryshime, pasi kemi lojtarë shumë të mirë. Test i madh për neve, për ta parë se ku jemi me kombëtaret e forta, për të vazhduar tutje”,deklaroi Rashica. /Telegrafi/