Telegrafi

Rashica fillon stërvitjet me Werderin, do ta mbajë numrin 11 (Foto/Video)

Milot Rashica sot është zyrtarizuar si lojtar i Werder Bremen.

Shqiptari nga Vushtrria ka kaluar nga Vitesse e Holandës në njërin prej kampionateve më të mëdha në botë siç është Bundesliga.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Milot Rashicën

Rashica do ta bartë fanellën me numrin 11 te klubi gjerman.

Mesfushori sulmues ka filluar stërvitjet me klubin, ndërsa sot ka qenë prezent në qendrën stërvitore.

Lexo po ashtu Dita e fundit e afatit kalimtar 'Janar 2018'

Klubi nuk i ka bërë të ditura detajet e transferimit e as shumë e paguar për lojtarin.

Sipas medieve gjermane ai është paguar 7.5 milionë euro.

Rashica është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa futbollin e ka filluar te Shkolla e Futbollit Kurda e pastaj ka luajtur edhe për Kosovën e Vushtrrisë. /Telegrafi/