Telegrafi

Rashica drejt transferimin në Ligën Premier, Wolves përgatitë ofertë për transferimin e yllit nga Kosova

Milot Rashica . (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

Milot Rashica ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar dhe është rikthyer në momentin vendimtar për Werder Bremenin në fund të kampionatit.

Ylli i Kosovës luajti titullar ndaj Paderbornit, ku humbi edhe penalltinë në fitoren e thellë të Werderit 1-5.

Miloti po i luan ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Werderit, pasi shumë skuadra duan transferimin e tij në verë.

E ardhmja e Rashicës mund të jetë në kampionatin anglez, Ligën Premier ku shumë skuadra e duan atë.

Milot Rashica. (Photo by Bernd Thissen/Pool via Getty Images)

Wolverhampton Wanderers së fundmi është duke përgatitur një ofertë për transferimin e Rashicës.

‘Ujqërit’ po nxitojnë për të nënshkruar me kosovarin, pasi konkurrenca për të është tejet e madhe.

Sipas medieve gjermane Wolves ka përgatitur një ofertë prej 25 milionë eurove për transferimin e vushtrriasit në Molineux Stadium.

23-vjeçari është gati ta bëjë hapin e madh në karrierë dhe kalimi i mundshëm nga Werder te Wolves cilësohet si një arritje për Milotin.

Milot Rashica. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Werder do të pranojë një ofertë të tillë nga Wolves, pasi tek klubi gjerman vazhdojnë të shpresojnë se do të del një skuadër që do ta paguajë klauzolën e Rashicës, klauzolë që është 38 milionë euro për ekipet jashtë kufijve të Gjermanisë.

Përpos Wolves, në garë për Rashicën janë edhe skuadra tjera si Borussia Dortmund, Schalke 04, RB Leipzig, Napoli, Liverpool, Southampton, West Ham, Brighton e Aston Villa.

Ish-anëtari i Vitesses këtë edicion me fanellën e klubit gjerman ka zhvilluar 30 ndeshje ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/