Site icon Telegrafi

Rashford zbulon ‘pengun’ e vetëm në karrierën e tij deri më tani

Marcus Rashford pendohet vetëm për një gjë deri më tani në karrierën e tij profesionale të futbollit: humbjen e mundësisë të të luajturit nën urdhrat e legjendës së Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

Ferguson kaloi gati 30 vjet në krye të ekipit nga Old Trafford nga 1986 deri më 2013, duke mbikëqyrur një epokë të artë që përkoi me fillimin e epokës së Ligës Premier.

United fitoi plot 13 herë trofeun gjatë kohës së tij dhe gjithashtu triumfoi në Ligën e Kampionëve në dy raste; të dy trofetë që atëherë kanë mbetur të pakapshëm për klubin që kur Ferguson u tërhoq nga posti i tij në fund të sezonit 2012-13.

Lexo po ashtu Marcus Rashford është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në botë

Rashford bëri debutimin e tij në ekipin e parë dy vjet pas pensionimit të Ferguson dhe pranon se ai ka pengu që nuk ka arritur për të punuar me të.

“Për mua, të dëgjoj Fergusonin ishte një përvojë e pabesueshme dhe mendoj se është ndoshta i vetmi peng që kam pasur ndonjëherë në karrierën time, duke mos pasur kurrë shansin për të luajtur nën Sir Alex”, ka thënë fillimisht Rashford.

“Është diçka që ndoshta nuk do të ndodhë kurrë tani, por të jesh në telefon me të dhe thjesht të kem 10 ose 15 minuta bisedë me të ishte e mahnitshme dhe unë jam i kënaqur që ai ishte në dijeni të situatës dhe ai donte të ndihmonte gjithashtu, kështu që ishte e shkëlqyer”.

“Ai gjithmonë, që nga fillimi, vërtet më ka mbështetur me atë që po bëj”.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë historitë që përcaktuan sportin më 2020 – Nga vdekja e Bryant dhe Maradonas, deri tek ndalimi i sportit dhe shpallja e Liverpoolit kampion

“Ndoshta kur njerëzit e tjerë në sport po më thoshin mos e bëj dhe vetëm përqendrohu te futbolli, ai tha nëse unë besoja në këtë, dhe unë besoj se është gjëja e duhur për të bërë, atëherë ai qëndron pas kësaj”.

“Këto fjalë nga ai janë një ndjenjë e mahnitshme për t’i dëgjuar”, përfundoi sulmuesi anglez i Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version