Marcus Rashford ka përfunduar në radarin e gjigantit italian, Juventusit.
Zonja e Vjetër i ka të gjitha fitore në këtë fillim sezoni në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, drejtuesit e klubit italian duan të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre për vazhdimin e sezonit dhe vitet e ardhshme.
Sipas mediumit anglez The Sun, Juventusi po konsideron një goditje për sulmuesin e Unitedit, Rashford.
Sulmuesi anglez ka luftuar me pozitën e tij pasi nuk është një titullar fiks në skemat e Jose Mourinhos.
Situata e tij ka bërë që Rashford të mendoj edhe largimin nga Old Trafford, ku nuk mungojnë skuadrat e interesuara për të.
Rashford është gjithashtu i lidhur edhe me Chelsean në Ligën Premier dhe Real Madridin në La Liga.
Transferimi i talentit anglez nuk do të jetë i lehtë, pasi Djajtë e Kuq e vlerësojnë shumë dhe në rast shitje do të kërkojnë së paku 100 milionë euro. /Telegrafi/