Një klub befasues thuhet se po monitoron situatën e Marcus Rashford mes rritjes së pasigurisë sa i përket të ardhmes së tij tek Manchester United.
Rashford ka qenë pjesë e Unitedit që prej moshës shtatë vjeçare dhe ai arriti që përmes akademisë të bëhej pjesë e ekipit të parë, kur iu dha debutimi në vitin 2016 nga Louis Van Gaal.
Që prej atëherë, 27-vjeçari ka shënuar 138 gola në 426 ndeshje në të gjitha garat, teksa sezoni i tij më i mirë para portës ka qenë ai në 2022/2023 ku kishte realizuar 30 gola.
Ai sezon kishte bërë që Rashford të nënshkruante një kontratë të re me ‘Djajtë e Kuq’, sipas së cilës përfiton 325 mijë euro në javë dhe ajo skadon në 2028.
Sidoqoftë, hera e fundit kur Rashford u pa në fushë për Unitedin ishte në triumfin me rezultat 2-1 ndaj Viktoria Plzen në udhëtim në kuadër të Ligës së Evropës, dhe kjo ka bërë që të ngrihen pikëpyetje për të ardhmen e tij.
Reprezentuesi anglez nuk ka qenë i përfshirë në katër ndeshje nga tekniku Amorim, që duket të jetë një sinjal i qartë se ai nuk bën pjesë në planet e tij.
Thashethemet janë rritur që prej atëherë se kush mund të jetë klubi i tij i ardhshëm dhe tani pjesë e garës është bërë një klub i cili do të bënte që Rashford të ribashkohej me një ish-trajner të tij.
Sipas një raportimi nga Team Talk, gjiganti turk Fenerbahce ka shprehur interesim për Rashford dhe është në mesin e skuadrave që po monitorojnë situatën e tij.
Në rast se kjo lëvizje bëhet realitet, atëherë do të ishte një ribashkim i Rashford me Mourinhon, trajner i cili e udhëhoqi atë tek Unitedi mes viteve 2016 dhe 2018./Telegrafi/