Site icon Telegrafi

Rashford, Maguire dhe Fernandes preferojnë një trajner tjetër dhe jo Rangnick

Disa nga lojtarët kryesorë të Manchester Unitedit thuhet se preferojnë të shohin Mauricio Pochettinos duke marrë drejtimin e skuadrës si trajner i tyre i ri.

Djajtë e Kuq janë të etur për të punësuar trajnerin e Paris Saint-Germain, Pochettinon, i cili ka përvojë në Ligën Premier me Southampton dhe Tottenham.

Megjithatë, ata mund të duhet ta presin atë deri në verë, dhe thuhet se janë afër punësimit të Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Si mund të luajë Manchester Unitedi nën drejtimin e Ralf Rangnick

Sipas Daily Star, superyjet e ekipit të parë të United si Marcus Rashford, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes kanë tjera preferenca.

Ky medium shton se treshja e Unitedit preferojnë emërimin e Pochettinos në krye të skuadrës.

Ata besojnë se Pochettino është zgjidhja ideale afatgjate dhe do të ndihmonte që skuadra të kthehet në nivelin e saj më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version