Ajo fillimisht u bë e popullarizuar në faqet rozë si kikboksierja më atraktive shqiptare, ndërsa më pas krijoi famë shumë të madhe.
Është fjala për Rashel Kolanecin, e cila numëron mbi gjysmë milion ndjekës në Instagram, ku publikon fotografi të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj.
Gjatë kësaj vere kemi parë shumë fotografi të bukuroshes, në të cilat pozonte me bikini duke treguar figurën e admiruar trupore.
Ndërsa, edhe gjatë këtyre ditëve, ajo vazhdon të jetë aktive në publikimin e imazheve që marrin vëmendjen e fansave.
Rasheli është e njohur për linjat mbresëlënëse trupore, prandaj ndjekësit e saj i presin me kërshëri fotografitë e reja të saj. /Telegrafi/