Vënia në plan të parë e figurës trupore tashmë është e zakonshme për bukuroshen shqiptare, Rashel Kolaneci.
Bukuroshja e ekranit është përfshirë në frymën e publikimit të fotografive me bikini, të cilat janë trend gjate periudhës së ngrohtë të vitit.
Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 524 mijë ndjekës, modelja ndan imazhe me fansat e saj duke treguar hiret e saj, për të cilat është e njohur.
Rasheli njihet si kikboksierja më atraktive shqiptare, si prezantuese televizive, aktore dhe fotomodele.
Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me pjesëmarrjen e saj në emisionin e Ermal Mamaqit, ndërsa më pas vazhdoi edhe me projekte të tjera. /Telegrafi/