Ndërkohë që po afrojnë muajt e verës, Rashel Kolaneci po merr gjithnjë e më shumë vëmendje me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.
Bukuroshja e ekranit i ka postuar disa imazh në Instagram, ku ka pozuar me bikini, ndërsa figura e saj trupore është për t’u admiruar.
Fotografitë e realizuara pranë një pishine në Mykonos të Greqisë, kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.
Rasheli u bë e njohur për publikun e gjerë me pjesëmarrjen e saj në emisionin e Ermal Mamaqit, ndërsa me herët njihej si kikboksierja më atraktive shqiptare.
Ajo vazhdon të jetë pjesë e ekraneve shqiptare, ndërsa fansat i presin me kërshëri prezantimet e reja apo fotografitë që i ndan me ta. /Telegrafi/